Konflikti Elshani - Kelmendi në Pejë, paralajmerohet verë e nxehtë

Aktuale

Konflikti Elshani - Kelmendi në Pejë, paralajmerohet verë e nxehtë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 17:21
Elvis Kelmendi

Konflikti i dy familjeve në rajonin e Pejës, Elshani dhe Kelmendi, ka marrë përmasa edhe më të mëdha. Së fundmi është përfshirë edhe djali i Naser Kelmendit, Elvis Kelmendi. Përmes disa videove dhe komenteve në rrjete sociale, Elvis Kelmendi kërcënon Demë Elshanin

Elvis Kelmendi, që nga dita e djeshme, e mërkurë, është duke shpërndarë video dhe shkrime fyese ndaj familjes Elshani, duke iu thënë se ata nuk guxojnë të dalin lirshëm.

Elvisi është djali i Naser Kelmendit, i cili u ballafaqua gjatë me drejtësinë, pasi ishte dyshuar se ishte pjesë e rrjetit të krimit të organizuar dhe i përfshirë në trafikim ndërkombëtar të drogës.

Një video e publikuar dje në faqe të Elvis Kelmendit, dëgjohet teksa ky i fundit i çon selam Demë Elshanit, dhe kërkon të dijë vendndodhjen e tij.

“Ju s’keni b** me dalë, unë dal në 5 në sabah, në 6 në sabah, dal veç vet.. Ju jeni mshef... Me jau dhanë Pejën nuk guxoni me dalë qeshtu qysh dal une.. O ti Demë Elshani, kam bone ni video e kallxom ku je...”, thotë Elvisi në video të publikuar 8 orë më parë.

Gjuhë fyese, urrejtëse dhe sharje të mëdha, Elvis Kelmendi ka shkruar dje rreth orës 13:00 të ditës.

“une se ruj per ju Elshant edhe ni ushtri qe ju rin mas ju jeni p** mashkuj ma bes prem ska lind shpitarija as nuk keni me qka mu mbur o Dem Elshani se ke vra gra e thmi ke vra qytetar te rasti pleq e thmi ke lon jetima mas shum ka met ardh fundi i keq shum o p** mashkull se niva pej rujshe komt”, shkruan në statusin e Kelmendit, në Facebook.

Si kundërpërgjigje ndaj këtij statusi, Elvisi mori edhe një koment nga një person me mbiemrin Elshani.

“O i poshtri botes p** mashkull je ti edhe i Pa bes ike prej pejes shkove ne beograd ike prej beogradit shkove Sarajev tash Ma mir e ki shko e hin Ka je dal ne suedi merre kloshar rrobt p** kom me ti shkr** e mos i rrej njerzit qe je kon ne zvicer ne Bern e mos shit b** se kerkushi sje ti je nji rrenc e mashtrus”, shkruan Elshani në statusin e Elvisit.

Kjo bisedë me sharje dhe kërcënime nga të dyja palët ka vazhduar edhe më tutje:

Për konfliktin e dy familjeve Elshani nga Ozdrimi i Pejës dhe familjes Kelmendi, tashmë po mbahet një proces gjyqësor, ku Granit Elshani po akuzohet për vrasje të rëndë, tri tentim vrasje të rënda, shkatërrim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Për të tri akuzat, prokuroria e ngarkon Granit Elshanin, dhe thotë se kanë ndodhur në natën e 2 janar të vitit 2010, në diskotekën “City Club” në Pejë.

Aktakuza e prokurorisë thotë se për shkak të gjakmarrjes së këtyre dy familjeve, kanë ndodhur 29 sulme, 23 të vrarë, ku 10 pjesëtarë të familjes Kelmendi janë vrarë dhe tre të familjes Elshani. Në konfliktin e tyre, janë përfshirë edhe 10 viktima të rastit. Në mesin e të vrarëve janë edhe dy fëmijë.

Gjatë incidenteve, prokuroria thotë se janë plagosur 38 persona, prej të cilëve pesëmbëdhjetë nga familja  Kelmendi, shtatë nga familja Elshani dhe 16 viktima të rastit./Express/

Image

 

Image

 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat