“Askush nuk derdh gjak për atdheun tonë, po nuk derdhëm ne vet”

Aktuale

“Askush nuk derdh gjak për atdheun tonë, po nuk derdhëm ne vet”

Nga: D.RR Më: 7 mars 2019 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami përmes një postimi në Facebook ka shkruar se e mbështet fuqishëm kryeministrin Haradinaj për taksën ndaj Serbisë, dhe se kryeministri nuk është i vetëm në këtë kauzë.

Ai shkruan se askush nuk derdh gjak për atdheun tonë po nuk derdhëm ne vet.

Postimi i plotë:

Haradinaj nuk është vetëm!

Në këtë kohë kur po jetojmë të jemi apo të mos jemi, faza finale e bisedimeve me Serbinë po tregon lëkundjet e brendshme politike të shqiptarëve, të cilët në momentet më kritike asnjëherë nuk ditën të mbeten të bashkuar që të arrijnë qëllimin e një shteti sovran dhe rrugës drejt bashkimit me Shqipërinë.

Rasti më i mirë është rasti i taksës ndaj Serbisë, ku kryeministri Haradinja po e mbronë të drejtën, po e mbron sovranitetin e vendit dhe po e mbron Kosovën nga agresioni i madh që është duke e bërë Serbia ndaj shqiptarëve. Por, më e keqja është se, presidenti Thaçi po punon dhe lobon për interesa të Serbisë brenda Kosovës. Këtu nuk iu kisha bërë thirrje vetëm partive opozitare, por edhe partive të cilat janë në pushtet të cilat nuk përkrahin idenë e presidentit Thaçi për ndarje të Kosovës, që të mbështesin fuqishëm kryeministrin Haradinaj dhe të flasim me një zë, dhe përderisa Serbia nuk kërkon falje për bëmat e saj dhe nuk e njeh Kosovën si shtet, taksa duhet të mbetet me çfarëdo çmimi që ka.

Kur bota të sheh që ne jemi njëzëri, atëherë do ta kemi mbështetjen edhe të ndërkombëtarëve.

Toka është e jona, vendi është i yni, askush nuk derdh gjak për atdheun tonë po nuk derdhëm ne vet. Prandaj sot në çështjet madhore jemi me kryeministrin dhe me dëshmorët e kombit, sepse këta të fundit nuk do të pranonin në asnjë mënyrë që tregun e Kosovës ta vërshojnë mallrat serbe.Balli Kombëtar Demokrat është me ty për taksën, për shtetin.

Kryeministër nuk je vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat