Hoxhaj takon Singer, e falënderon për mbështetjen hebreje për Kosovën

Aktuale

Hoxhaj takon Singer, e falënderon për mbështetjen hebreje për Kosovën

Më: 12 mars 2019 Në ora: 17:56
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj priti sot një delegacion të udhëhequr nga drejtori ekzekutiv dhe zëvendës-presidenti i organizatës më të madhe hebreje në botë, World Jewish Congress, Robert Singer, të cilin e ka informuar për të arriturat e Kosovës, procesin e dialogut me Serbinë dhe raportet me diasporën hebreje.

Sipas Hoxhaj, ka një raport historik mes shqiptarëve dhe hebrenjve, i cili me kalimin e viteve po shkon duke u thelluar edhe më shumë. Kosova sipas Hoxhaj, është krenare që ka një komunitet të vogël hebre, por shumë të rëndësishëm që jeton në Kosovë. 

“Pata kënaqësinë të takoj një mik timin dhe të Kosovës, një nga njerëzit me ndikim të diasporës hebreje në Amerikë dhe në botë, Robert Singer. Si aktivist dhe zëvendëspresident i World Jewish Congress, ai ka ndihmuar shumë Kosovën dhe vizita e tij e parë këtu flet për një raport të veçantë që kemi si shqiptarë me popullin hebre”, tha Hoxhaj. 

Singer, i cili po qëndron në vendin tonë në kuadër të një vizite nëpër shtetet e rajonit, gjatë ditës ka zhvilluar takime të ndara me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat