Weber tregon se deri kur do të presin qytetarët për liberalizimin e vizave

Aktuale

Weber tregon se deri kur do të presin qytetarët për liberalizimin e vizave

Më: 3 prill 2019 Në ora: 22:29
Bodo Weber

Sipas njohësit të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, afati potencial për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk mund të vijë para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian.

Weber ka thënë në “Rubikon” se ishte gabim kur komisionari Johanes Hahn tha se nuk do të ketë liberalizim të vizave për ju.

“Në këtë mënyrë ai diskreditoi reputacionin e Bashkimit Evropian”, tha Weber.

“Realisht do të duhet të presim deri pas zgjedhjeve parlamentare evropiane dhe që komisioni i ri të fillojë dhe shpresoj që Gjermania të ketë levën për të negociuar me Parisin për liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.

Weber përmendi edhe politikën populiste që po vazhdon ta bëjë presidenti francez, Emmanuel Macron, e që sipas tij janë gjëra shkatërruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat