Ministrja Hoxha: BE vazhdon të jetë imperativ për Kosovën

Aktuale

Ministrja Hoxha: BE vazhdon të jetë imperativ për Kosovën

Nga: A.SH Më: 8 prill 2019 Në ora: 10:32
Dhurata Hoxha

Konferenca Globale Horasis, e cila po mbahet në Portugali, në prani të qindra pjesëmarrësve nga dhjetëra vende të botës, pjesë e së cilës është edhe Kosova e drejtuar nga Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, ka diskutuar në panelin me temën: Udhëheqja e botës jashtë baraspeshës, duke potencuar rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit dhe rritjen e qëndrueshme në botë, duke thënë se, perspektiva e integrimit në BE vazhdon të jetë një imperativ i fortë për Kosovën.

Ajo më tej thekson se, Kosova nuk është më një vend krize, por është shteti më i ri në Evropë, ka një popullsi vitale dhe ofron potencial të madh për investime.

Postimi i plotë:

Konferenca Globale Horasis, e cila po mbahet në Portugali, diskutova në panelin me temën: Udhëheqja e botës jashtë baraspeshës, duke potencuar rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit dhe rritjen e qëndrueshme në botë.

Perspektiva e integrimit në BE vazhdon të jetë një imperativ i fortë për Kosovën, si dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi. Kosova nuk është më një vend krize, por është shteti më i ri në Evropë, ka një popullsi vitale dhe ofron potencial të madh për investime.

#DhurataHoxha #MIE

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat