Urimi i çuditshëm i Sami Lushtakut pasi u zgjodh kryetar i PDK-së në Skenderaj

Aktuale

Urimi i çuditshëm i Sami Lushtakut pasi u zgjodh kryetar i PDK-së në Skenderaj

Më: 22 prill 2019 Në ora: 20:35
Sami Lushtaku

Sami Lushtaku i cili u rizgjodh dje kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj procesin zgjedhor të partisë e ka quajtur shembull.

“Procesi i zgjedhjeve të brendshme në degën e PDK-së në Skenderaj, ka përfunduar dje, me shumë sukses. Ky proces është shembull i zgjedhjeve të brendshme, jo vetëm në nivel vendi por edhe më gjerë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Ai ka uruar të gjithë ata që kanë marrë votat Këshillin e Degës dhe delegatët për Kuvendin Qendror, por edhe ata që nuk ja kanë arritur qëllimit.

“Ju uroj të gjithë delegatëve, pa dallim, si ata që janë përfshirë në Këshillin e Degës dhe delegatët për Kuvendin Qendror, e poashtu edhe ata që nuk kanë marrur votat e nevojshme në këto organe, për këtë proces të mrekullueshëm zgjedhor dhe përgjegjësitë e reja të cilat i kanë fituar. Këtu kanë fituar të gjithë, ka fituar demokracia”, ka shkruar Lushtaku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat