Kurti për themelimin e Tribunalit: Me një fillim të tillë nuk jam optimist

Aktuale

Kurti për themelimin e Tribunalit: Me një fillim të tillë nuk jam optimist

Më: 16 maj 2019 Në ora: 18:36
Albin Kurti

(E plotësuar) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur pesimist me arritjen e themelimit të një Tribunali ndërkombëtar për t’i dënuar krimet serbe në Kosovë.

Sipas tij në disa çështje janë përdorur terme të gabuara në dokumentet për të themeluar Tribunalin.

Kurti: Nuk jam optimist me një fillim të tillë

“Lufta nuk ishte vetëm në kohën e Millosheviqit dhe nuk ishte vetëm problem regjimi i egër i tij. Një far regjimi aspak të but e kemi dhe në Kosovë, nuk është problem regjimi, por shteti. Ato kanë qenë krime të shtetit. Dhe ky shtet mund të themi që ishte Serbia. Por realisht, jo vetëm Serbia ishte Jugosllavia e Zhablakut... kur themi lufta dhe krimet e luftës në Kosovës, nuk guxojmë që të kufizojmë vetëm në luftën e fundit. E aq më kap siç thuhet këtu në regjimin e egër të Millosheviqit. Mandej thuhet që 1 milion kosovarë, më shumë se gjysma e popullsisë, ishin detyruar të largohen nga Kosova, kjo mbase është përthyer prej anglishtes. Sepse ne themi ishim dëbuar, pse të themi jemi detyruar të largohemi. Unë besoj që këto tekste nuk duhet t’i shkruante dikush tjetër së pari, janë disa tekste t’i shkruajmë vet së pari dhe t’i përkthejnë të tjerët. Prandaj po them që nuk jam optimist me një fillim të tillë”,  tha Kurti.

Lideri opozitar, gjithashtu tha se është e patolerueshme të humben 10 vite, për të dal tek argumentet e partisë së tij.

Kurti: Janë humbur mbi 10 vite

“Pse duhet të humbas kohë shteti i Kosovës deri sa të kuptohet se Vetëvendosja kishte të drejt. Pse duhet të humbas kohë shteti. Nga dialogu jo parimor me Serbinë tek Gjykata Speciale për Kosovën, nga dënimin i krimeve të Serbisë tek bllokimi i mallrave të Serbisë po del që kemi pasur të drejt. Janë humbur mbi 10 vite, pse të humben dhe 10 vite të tjera për të dal tek argumentet e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Plagët e hapura viktimat e dhunës po i shërojnë vet, thotë Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se krimet e luftë,s krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi janë mbi të gjitha krime të shtetit të Serbisë, që vetëm në luftën e fundit i vrau mbi 10 mijë civilë.

Kurti ka thënë se për krimet gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, tribunali i Hagës ka vepruar çerek shekulli.

“Gjatë kësaj periudhe kanë qenë dikun 4 mijë dëshmitarë. Nuk kishte rehabilitim e as drejtësi për viktimat krahasuar me përmasat e krimit, janë dënuar 72 serbë, 20 kroatë, 5 boshnjakë, 1 shqiptar dhe 1 maqedon. Nuk janë dënuar dhjetëra mijëra ekzekutorë”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai ka thënë se Gjykata Speciale për krime luftë në Serbi i ka dënuar vetëm 160 serbë për katër luftërat e ish – Jugosllavisë.

“Viktimat nuk janë statistika as kriminelët por duhet t’i shohim statistikat për ta kuptuar përmasën e padrejtësisë. S’ka as kriminelët prapa grilave e as rehabilitim për viktimat, ato plagët e hapura po i shërojnë vet”.

Sipas tij, është e domosdoshme që Kosova ta ketë një hartë të detajuar se kujt iu ushtruan ato krime para 20 viteve.

“Ne sot kemi marrë një letër nga kryetari i Kuvendit, karakterin e së cilës s’mund ta kuptoj plotësisht. Nuk jam optimist sepse fillimi nuk ishte i mbarë ashtu edhe ecuria. Nuk ka kurrfarë kuptimi që kryetari Kuvendit të mbajë fjalim para prokurorëve dhe të pres duartrokitje, ata paguhen për t’i hetuar krimet, nuk janë këtu për të dëgjuar fjalime”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka shtuar se është gabim që të figurojë në dokumentacion fjala lobim – tribunal.

“Unë besoj se është gabim që të figurojë në dokumentacionin tonë të ardhshëm faza e lobimit për krijimin e tribunalit, fjala lobim dhe tribunal nuk shkon. Kjo është çështje drejtësie, nuk mund të themi ja u formua tribunali si rezultat i lobimit”./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat