Tahiri takohet me O'Connell, përkujtuan 22 Majin ku është kryer gjenocid mbi popullatën civile

Aktuale

Tahiri takohet me O'Connell, përkujtuan 22 Majin ku është kryer gjenocid mbi popullatën civile

Nga: Z.B Më: 22 maj 2019 Në ora: 16:02
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka përkujtuar 22 Majin e vitit 1999, ku në Vushtrri është kryer gjenocid mbi popullatën civile shqiptare nga forcat policore e ushtarake serbe, përcjell “Bota sot”.

Tahiri këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka falënderuar Ambasadorin e Angëlis,Ruairí O'Connell, I cili ka vizituar qytetin e Vushtrrisë në këtë datë të dhembjes së familjarëve të këtij qyteti.

Tutje, Tahiri ka treguar se janë vrarë mbi 70 civil dhe u masakruan në këtë datë.

"Në Vushtrri mbi 70 civil u vranë e u masakruan në mëngjesin e 22 Majit 1999, ndërsa krimi u fsheh dhe trupat e këtyre civilëve u varrosen në Batajnicë të Beogradit".

Postimi i plotë:

Më 22 Maj 1999, në Vushtrri u krye gjenocid mbi popullatën civile shqiptare të Vushtrrisë nga forcat policore e ushtarake serbe.
Falënderoj Ambasadorin e ?? Ruairí O'Connell për vizitën në Vushtrri në këtë datë të dhimbjes së madhe për familjarët dhe për qytetin.
Në Vushtrri mbi 70 civil u vranë e u masakruan në mëngjesin e 22 Majit 1999, ndërsa krimi u fsheh dhe trupat e këtyre civilëve u varrosen në Batajnicë të Beogradit.
Familjarët e martirëve duan drejtësi, qyteti ynë kërkon drejtësi që kjo tragjedi të mos përsëritet më kurrë.
 

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat