Kush është Mihali?: Rusi i arrestuar sot në Veri i cili ishte i kamufluar si diplomat

Aktuale

Kush është Mihali?: Rusi i arrestuar sot në Veri i cili ishte i kamufluar si diplomat

Më: 28 maj 2019 Në ora: 12:32
Policia e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se në Mitrovicën e Veriut është arrestuar edhe një shtetas rus i cili ishte kamufluar si diplomat.

Metro mëson se rusi i arrestuar sot në Veri njihet me emrin ‘Mihal’ nga banorët atje dhe nga autoritetet serbe në Beograd.

Mihael Krasneoschenko ishte kamufluar si diplomat në Veri dhe deklaronte se punonte si punëtor i administratës së UNMIK’ut në atë pjesë të vendit.

Por, mësohet se deri sa policia po kryente bastisjet në Veri dhe hetimet e mëhershme, ky person është mundur t’i pengojë ata.

Mirëpo Policia ka arritur të bëjë identifikimin e tij dhe ta kryejnë arrestimin e tij sot në Veri.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar madje edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ka edhe një rus të arrestuar, që ishte kamufluar nën petkun e një diplomati për të penguar policinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Arrestimi i rusit Mihael në Kosovës ka ngjallur reagime të ashpra edhe në Serbi, ku presidenti Aleksandar Vucic ka thënë se ka informuar edhe Rusinë për këtë arrestim të bërë nga Policia e Kosovës.

Kujtojmë se sot gjatë aksionit të madh të Njësisë Speciale në Veri, rezistencë të armatosur nga serbët ka pasur në Zubçë të Zubin Potokut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat