Kosaçov për situatën në Kosovë: Moska do ndihmonte Serbinë nëse ajo i kërkon

Aktuale

Kosaçov për situatën në Kosovë: Moska do ndihmonte Serbinë nëse ajo i kërkon

Nga: F. B. Më: 30 maj 2019 Në ora: 13:35
Konstantin Kosaçov

Kryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës Ruse për punë ndërkombëtare Konstantin Kosaçov ka vlerësuar si jashtëzakonisht të rrezikshme situatën në të cilën pushteti i Prishtinës “ përkeqëson raportet me fqinjët", shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se “Rusia mund të ofroj mbështetje për Serbinë në sigurimin e sigurisë nëse ka kërkesë nga Beogradi.

Kosaçov ka thënë për “FM radio” se “perëndimi nuk e trimëron pushtetin në Prishtinë që të hyj në konflikt me Beogradin, por thekson se Prishtina ka dal nga kontrolli I ‘ sponsorëve perëndimor".

Sipas vlerësimit të politikanit rus, situate është jashtëzakonisht e rrezikshme.

"Për fat të keq pushteti në Serbi përsëri do të duhet të vendos të pastroj pasojat e gabimeve të perëndimit, por nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit me pushtetin në Rusi, nëse marrim kërkesë adekuate ", ka thënë Kosaçov, transmeton “ Sputnjik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat