“Burrat e Lidhjes së Prizrenit ia ngjallën shpresën shqiptarit, pushtetarët e sotëm e lanë të pashpresë krejt Kosovën”

Aktuale

“Burrat e Lidhjes së Prizrenit ia ngjallën shpresën shqiptarit, pushtetarët e sotëm e lanë të pashpresë krejt Kosovën”

Nga: A.Zh Më: 10 qershor 2019 Në ora: 10:45
Burrat e Lidhjes së Prizrenit

Njohësi i çështjeve politike Faton Abdullahum, ka kujtuar 141 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Ai në një postim në Facebook, ka kritikuar pushtetarët e sotëm, duke thënë se këta po e shkrijnë atdheun për t’u pasuruar për vete, derisa burrat e Lidhjes bënë të kundërten, përcjell Bota sot.

Abdullahu ka thënë se burrat e Lidhjes së Prizrenit i ngjallën shpresën shqiptarëve, ndërsa të sotmit, po e lënë të pashpresë Kosovën.

Postimi i Abdullahut:

Me rastin e përvjetorit

Për burrat e Lidhjes së Prizrenit dhe pushtetarët e sotëm

Lidhjen e Prizrenit e bënë ata burra që shkrinë pasurinë për atdheun, ju sot po e shkrini atdheun për tu pasuruar.

Ata kishin filluar pothuajse nga asgjëja, ju mendoni se asgjë nuk ka filluar para jush.

Ata u bënë bashkë që të fitoj atdheu, ju bashkë bëheni që të mos fitoj askush përveç jush.

Ata ja ngjallën shpresën shqiptarit, ju po e leni të pashpresë krejt Kosovën.

Ata do t’i kujtojmë me përulësi sot e gjithmonë, ultësia juaj s’meriton të mbetet në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat