Haradinaj pret në takim Gjeneralin kroat Mirko Sundov

Aktuale

Haradinaj pret në takim Gjeneralin kroat Mirko Sundov

Nga: A.SH Më: 11 qershor 2019 Në ora: 15:00
Ramush Haradinaj dhe Mirko Sundov

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Gjeneralin kroat Mirko Sundov.

Ai përmes një postim në facebook ka shkruar se, i shpreha përkushtimin e Kosovës për avancimin e raporteve tona, veçmas në fushën e sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon.

Poashtu, thekson se, Kosova e konsideron Kroacinë si partner strategjik dhe populli ynë është falenderues për kontributin e dhënë të shtetit mik

Postimi në Facebook:

Kosova dhe Kroacia janë shembull i mirë i marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale në të gjitha fushat.
Sot prita në takim Shefin e Mbrojtjes së Ushtrisë së Kroacisë, Gjeneral Mirko Sundov, të cilit i shpreha përkushtimin e Kosovës për avancimin e raporteve tona, veçmas në fushën e sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon. Kosova e konsideron Kroacinë si partner strategjik dhe populli ynë është falenderues për kontributin e dhënë të shtetit mik, në kuadër të KFOR-it dhe prezencës politike e diplomatike në vend!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat