Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj ia kthejnë shpinën njëri-tjetrit

Aktuale

Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj ia kthejnë shpinën njëri-tjetrit

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 20:16
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj ia kthejnë shpinën njëri-tjetrit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Presidenti i Kosovës, nuk kanë qenë të interesuar të komunikojmë mes veti në inaugurimin e objektit të ri të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Thaçi dhe Haradinaj kanë qenë afër njëri-tjetrit, por nuk kanë komunikuar mes vete. Ata ia ka kanë kthyer shpinën njëri-tjetrit, teksa po bëhej gati ceremonia për objektin e ri, shkruan Insajderi.

Më herët, media ka raportuar edhe për afrimin e Shpend Ahmetit dhe Hashim Thaçit. Kryetari i Prishtinës në shkurt të vitit 2016 kishte dalur në sheshet e Prishtinës për të kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës, por ai sot është parë së bashku me të.

Ahmeti që kishte qenë pjesë e Vetëvendosjes, kishte mbështetur protestat e thirrura nga kjo parti politike. Ai e kishte quajtur Thaçin figurë përçarëse dhe jo njeriun e duhur për postin e të parit të shtetit.

Ai kishte thënë se presidenti i vendit nuk do të duhej të zgjidhej kur ka aq shumë policë, për rreth. Por përkundër kësaj, Shpend Ahmeti tri vite pas është parë krah për krahu me Hashim Thaçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat