Cakaj: Së shpejti një marrëveshje për shqiptarët e Luginës

Aktuale

Cakaj: Së shpejti një marrëveshje për shqiptarët e Luginës

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 22:27
Genc Cakaj

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Genc Cakaj ka dhënë një lajm për shërbim të shqiptarëve në Kosovën Lindore.

Cakaj bëri të ditur se Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka vendosur marrjen përsipër të financimit për restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar në Shqipëri dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanovcit.

Cakaj theksoi se funksionalizimi i plotë i Qendrës Kulturore Multidimensionale në Komunën e Bujanovcit do të ketë një funksion tepër të rëndësishëm në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kombëtare të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe më gjerë.

“Kjo Qendër, po ashtu, do të ushtrojë një ndikim pozitiv edhe në vitalizimin e shoqërisë civile në ketë hapësirë me vlerë të veçantë historike.Kjo masë financiare është zgjatim i përpjekjeve politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë për konsolidimin e marrëdhënieve politike me shqiptarët në rajon në veçanti. Mbeshtetja e Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme për kultivimin dhe avancimin e indetitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë”, shtoi Cakaj.

I pari i diplomacisë shqiptare tha se shumë shpejtë duhet të procedohet me një marrëveshje të veçantë bashkëpunimi për mbështetje të veçantë financiare, politike, shoqërore dhe kulturore për shqiptarët e Luginës.

“Përqafime për gjithë Luginën e Preshevës !”,përfundoi Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat