Profesori i Parisit për luftën e UÇK-së: O trima! Sa shëtisni me pushkë në dorë...

Aktuale

Profesori i Parisit për luftën e UÇK-së: O trima! Sa shëtisni me pushkë në dorë...

Nga: A.M. Më: 13 korrik 2019 Në ora: 11:47
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, është përfshirë ne debatin rreth luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai në një postim në Faceboook, ka shkruar se “duhet edhe të pranohet fakti se çoroditja e disa trimave pas luftës i ka shkaktu dëm tragjik Kosovës”.

Postimi i plotë:

O trima!

LUFTA E UÇK-së KA QENË E PASTËR SI QËLLIM DHE SI IDEAL. Prandaj është kuptu nga bota dhe nga populli.

 

Veç një i çmendur mund ta thotë të kundërten.

 

Tash, sa shetisni me pushkë n’dorë nga portali në portal duke sha, ofendu e kërcenu, më mire lexoni 5 rreshtat e parë të shkrimit që e kritikoni.

 

NUK ka njollosje të UÇK-së nese thuhet se brenda saj ka pasë marrëzi e çorodi që kanë çu deri në vëllavrasje.

 

Siç e pata thënë ne vitin 2015 kur Begu me shokë ranë në kurthin e tradhëtisë (nga shqipfolës), kontributi dhe trimeria e secilit në luftë duhet të pranohet pavarësisht kush janë ata sot.

 

POR, duhet edhe të pranohet fakti se çoroditja e disa trimave pas luftës i ka shkaktu dëm tragjik Kosovës. Krahas ish-trimave janë fuqizu edhe shumë mercenarë e sekserë që kurre pushkë as luftë me sy s’kanë pa.

 

Duhet poashtu të pranohet, se edhe gjatë luftës disa kanë pasë plane e axhenda tjera për të cilat luftetari i sinqertë e trim nuk ka pasë dijeni.

 

Sa për sqarim dhe korrektësi, unë personalisht kam respekt të pafund për secilin shqiptar apo familje shqiptare që ka dhene mund, djerse e jetë për çeshtjen tonë. Jam rritë nen terror partiak e policor atëherë kur plot nga ju s’e keni ditë as çka është çeshtja kombëtare. Me vite mengjesin e kemi nis me uniformen e Milicisë te dera.

 

E kam mbrojtë luftën e drejtë dhe hiç me larg se para një muaji në konferencë shkencore këtu n’Paris kam debatu dhe e kam kudërshtu një prof belg pikërisht në këtë temë. Jo n’çajtore e n’terrasa me makiato, as n’komente me urrejtje.

 

Kështuqë, dashamirësisht, mbane veten e mos e hapni gojen pa e lexu të paktën nje shkrim me 5 rreshta. Mos u bazoni veç në tituj e me dal n’gjah me pre koka se i ka vdek nana asaj kohe. Nëse keni përfitu status veterani ose diçka pa e meritu ju kuptoj por nëse vërtetë jeni argatë të çeshtjes kombetare atëherë edhe ju duhet t’i denonconi çoroditë e pasluftës sepse shkaku i tyre s’keni as dorëza sterile në spitale e mos të flas për gjëra tjera.

Shikojeni jetën tuaj dhe mendoni kush eshte fajtor për ate gjendje. Kaq e thjeshte eshte kjo punë.

 

Tekefundit, s’ka trimni ma t’madhe se me ia ditë hallin vetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat