Tha se ka ambicie për postin e presidentit e kryeministrit, vjen reagimi i parë kundër Labinot Tahirit

Aktuale

Tha se ka ambicie për postin e presidentit e kryeministrit, vjen reagimi i parë kundër Labinot Tahirit

Nga: A.Zh Më: 22 korrik 2019 Në ora: 08:44
Labinot Tahiri dhe Ramush Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri, ka thënë se ka ambicie për postin e presidentit apo kryeministrit të Kosovës.

Mirëpo, ai ka deklaruar se është ende i ri në politikë për një detyrë të tillë.

Kundër Tahirit, ka reaguar opinionisti nga Amerika Skënder Karaçica, i cili ka thënë se ai po lufton vetëm për karrigen e të parit të shtetit të Kosovës.

Karaçica në një reagim të dërguar në “Bota sot”, ka pyetur deputetin Tahiri se pse nuk po propozon kuadro të dijes dhe ekspert të fushave të ekonomisë nga Ferizaj që i duhen Kosovës.

Reagimi i plotë:

Labinot Tahiri sa bukur ia thotë “këngës politike”

Sa shumë jemi të çuditshëm si popull! Nuk di a ka faj kazani i hallvës së ,,Babës Mbret,,që për pesëqind e tridhjetë vjet na shtroi në sofër dhe nuk pati ngurrua të thotë popullit shqiptar:

Veç armë mos kërkoni se ne ju mbrojmë me takmakin e Stambollit...!

E shihni se si po sillemi në kohën kur shteti i Kosovës si asnjëherë më parë i duhen njerëz të dijshëm dhe të dijes në fushat e jetës, që ja sot ja kurrë...!Mirëpo, çfarë të bëjmë me ambiciet e llojit të Labinot Tahirit, i cili është i njohur për këngën që ia kerset shpat me shpat të Kosovës!

Pse nuk jemi paksa më korrekt para vetës dhe popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës. Pse Labinot Tahiri nuk propozon kuadro të dijes dhe ekspert të fushave të ekonomisë në plan të parë që i duhen shtetit të Kosovës, fjala vjen, nga qyteti i tij Ferizaj, por dele para nesh dhe po i ardhur aspak keq e thotë troç: Kam ambicie të bëhet kryetar i Republikës dhe Kryeministër i Kosovës.

E shihni se ku kemi mbërri dhe kush është ai biri nëne që mendon dhe të presim ditë të mira për Kosovën, kur e kur të gjithë kanë ambicie për karrigen e të parit të shtetit të Kosovës...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat