Hahn: Vazhdimi i dialogut pas zgjedhjeve të reja në Kosovë

Aktuale

Hahn: Vazhdimi i dialogut pas zgjedhjeve të reja në Kosovë

Nga: F. B. Më: 26 korrik 2019 Në ora: 16:05
Hahn

Komesari për zgjerim dhe politikë fqinjësore në BE, Johanes Han pret që së shpejti të ndodhin zgjedhjet në Kosovë që do të ndryshojnë situatën dhe dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdoj gjatë muajit shtator, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Ai pas takimit me zyrtarë serbë gjatë qëndrimit në Beograd nënvizoi se për vazhdimin e dialogut është e domosdoshme sqarimi i situatës politike në Kosovë.

Han në përgjigje të pyetjes në Qeverinë e Serbisë, nëse dorëheqja e Haradinajt dhe shkuarja e kthimi nga Haga është maovër politike nisur nga fakti se shkuarja atje mund të forcojë pozicionin e tij politik dhe cili mund të jetë ndikimi i kësja në dialog theksoi se:

"Nuk do të ishte mirë që të komentohen ndodhitë vendore. Situata është e qartë në bazë të paralajmërimeve të ndryshme do të ketë zgjedhje që do ndryshojnë situatën politike në Kosovë, që do të mundësoj ne që të përtërijmë dialogun për të cilin duhen dy palë. Për lojën tango nevojiten dy veta", ka thënë Han.

Ai ka shprehu bindjen dhe shpresën se të dy palët dhe të gjithë në Evropë presin që kjo të ndodhë sa më parë "tash apo më vonë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat