Këshilltarët e Haradinajt i përgjigjen akuzave të Vatovcit – flasin Lluka, Abrashi e Morina

Aktuale

Këshilltarët e Haradinajt i përgjigjen akuzave të Vatovcit – flasin Lluka, Abrashi e Morina

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 16:49
Agim Vatovci, Ramush Haradinaj

Kryetar i Shoqatës së personave me aftësi të kufizuara, Agim Vatovci ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të dy këshilltarëve të kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj. Vatovci ka thënë se njëri prej tyre e ka nxjerrë jashtë prej një mbledhje, derisa për tjetrin ka thënë se ia ka sharë nënën dhe se ia ka dhanë organin gjenital në gojë. Të dy këshilltarët e Haradinajt në një prononcim u janë përgjigjur akuzave të Vatovcit.

I ftuar sot në emisionin #Gjesi, Vatovci ka thënë se ai ka qenë njeriu që e ka mbështetur më së shumti kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj, por se është zhgënyer në fund.

Sipas tij, këshilltarët kryesor të Haradinajt përveç që e kanë injoruar, e kanë përjashtuar edhe nga mbledhjet. Ka thënë se njëri prej tyre e ka sharë me familje dhe se i ka dhanë organin gjenital në gojë në mes të teatrit, duke aluduar kështu për këshilltarin Jahja Lluka.

“Unë jam kanë njeriu që e kam mbështet më së shumti Kryeministrin Haradinaj, po më së paku kam përfitu unë edhe jam zhgënyer për arsye se këshilltarët e tij që janë më të afërt, jo vetëm që më kanë injoru por edhe më kanë qit edhe prej sallave nëpër mbledhje. Me ndonjë mbledhje kemomorative ose në teatër. Këshilltari kryesor i Ramush Haradinajt ma shan nanën edhe ma jep organin në gojë”, ka thënë Vatovci në #Gjesi.

Vetë Lluka në një prononcim ka thënë se asgjë që ka deklaruar Vatovci lidhur me të nuk qëndron.

“S’di pse merreni ju me këto gjëra. Nuk është e vërtetë edhe s’kam çka me deklaru”, ka thënë Lluka.

Përveç Llukës, Vatovci e përmendi edhe këshilltarin tjetër të Haradinajt, Gazmend Abrashin duke thënë që ai nuk e ka lejuar që të futet në zyrën e Kryeministrit e as nëpër mbledhje, si dhe biznesmenin Jahir Morina.

 ““Edhe shqetësimi jem është që njerëzit e tillë janë shumë injoranta. Kur njeri i parë nuk mbështet, që besoni Zotit, në fëmijë të mi po bëj be, që Gazmend Abrashit dhe Jahir Morinës. Gazmendit ia kam marrë 500 vizitëkarta e Jahirit 300 edhe i kam shpërnda nëpër komuna, përkatësisht në 30 komuna, edhe s’më lajnë me hi te kryeministri edhe u thojnë atyre mos e leni”, ka thënë Vatovci.

Edhe Abrashi ka mohuar që një gjë e tillë është e vërtetë. Ka thënë se me të njihet qe një kohë të gjatë dhe se kanë marëdhënie shumë miqësore, derisa për ndodhinë në teatër ka thënë se nuk ka dijeni.

“Agim Vatovcin e njoh një kohe të gjatë. Kam pas marrëdhënie shumë miqësore me të dhe vazhdoj të kem. Ne ngjarjen e përshkruar nga ai ne teatër apo kudo tjetër, unë nuk kam marrë pjese dhe as që kam dijeni për të, siç edhe përshkruhet edhe nga vet ai”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka treguar se Vatovci kishte shkuar në zyrën e Haradinajt për takim, por thotë se ai takim nuk është realizuar për shkak të agjendës së ngjeshur të Haradinajt.

“Z. Vatovci, përafërsisht para 1 viti, ka qene në zyrën e Kryeministrit, në të cilën personalisht e kam prite dhe e kemi shërbyer me lëng dhe kafe. Kërkesa për takim me Kryeministrin nuk ka qene e paralajmëruar paraprakisht dhe për shkak te agjendës se ngjeshur, deri te ky takim nuk ka ardhë”, ka thënë Abrashi.

Këshilltari i Haradinajt nuk e ka mohuar se ka pasur përkrahjen e Vatovcit gjatë kampanjës, derisa ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë konfrontim verbal të asaj natyre.

“Është i saktë konstatimi qe kam pas përkrahjen e tij gjatë kampanjës, por të njëjtën e ka pas edhe ai dhe do ta ketë gjithmonë nga unë. Nuk është në edukatën time personale dhe etikën e mirësjelljes një konfrontim verbal i asaj natyre, i cili edhe nga akteri në fjalë nuk më adresohet mua”, thuhet në përgjigjet e Abrashit.

Deklarimet e Vatovcit i ka hedhur poshtë edhe biznismeni Jahir Morina. Ai në një bisedë ka thënë se nuk ka pasur kurrë ndonjë konflikt me Vatovcin, dhe se nuk merret me politikë.

Madje, Morina ka thënë se gjithmonë i ka dalë në krah Vatovcit, dhe se disa herë e ka përkrahur financiarisht shoqatën që ai drejton.

Ndryshe, Vatovci ka paralajmëruar se këtë çështje do ta dërgojë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, pasi që nuk beson në drejtësinë kosovare.

“Dmth injoranca prej instancës më të lartë se tash ka me pas ndryshime të mëdha , por unë do i paraqes në instancat më të larta  se në Strasburg është Këshilli për Mbrojten e të Drejtave . Masanej është Haga edhe janë. Sepse këtu në Kosovë nuk ka drejtësi, nuk ka prokurori nuk ka kurgjkë sepse janë të lidhur më së veti. Dmth ti kur në qendër kulturore, në teatër shahesh me nanë edhe ta jep organin, atëherë çka pret ti”, ka deklaruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat