Qytetari ankohet se u gjobit nga policia për mungesë të autorizimit për vozitje, ndonëse veturën e kishte të regjistruar në emër të tij!

Aktuale

Qytetari ankohet se u gjobit nga policia për mungesë të autorizimit për vozitje, ndonëse veturën e kishte të regjistruar në emër të tij!

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 17:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një qytetar nga Prishtina është ankuar se është gjobitur pa të drejt nga ana e Policisë së Kosovës.

Në mungesë të autorizimit për vozitje e veturës të cilën Agon Gjinovci e ka të regjistruar në emër të tij, thotë se u dënua nga policia.

“Rrnoft Policia e Kosovës. Ma ka shkruar dënim se unë nuk kam të drejt të vozis veturën time, pa autorizim ani pse është e regjistruar në emër timin”, ka deklaruar Gjinovci, në formë ironie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat