Milaim Zeka publikon pamjet të cilat Ramush Haradinaj nuk do të dëshironte t’i shihte kurrë

Aktuale

Milaim Zeka publikon pamjet të cilat Ramush Haradinaj nuk do të dëshironte t’i shihte kurrë

Nga: N.H Më: 20 gusht 2019 Në ora: 00:08
Milaim Zeka dhe Ramush Haradinaj

Deputeti Milaim Zeka ka publikuar pamje interesante në llogarinë e tij. Këto pamje padyshim kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, nuk do të dëshironte t’i shihte kurrë.

Siç shihet në këtë video, kryeministri Haradinaj këtë deklaratë…”Libarilizimi ka ndodhë pardje….” e dha në një intervistë për televizionin 21 duke aluduar në ngjarjen kur Kuvendi miratoi Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Qe bre hajgaret e hajgaregjive të politikës. Dëgjoni”, shkruan Milaim Zeka në profilin e tij.

Ndërkaq e vërteta është se liberalizimi i vizave nuk ka ndodhë as dje, as pardje, as sot as nesër e as më vitin 2019, por mbase tek më vitin 2020.

Së paku kështu deklaroi komisonieri Hahn në vizitën e tij të fundit që i bëri Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat