Shpend Ahmeti zbulon një detaj të pathënë: Për këtë arsye qeshnim me AAK-në

Aktuale

Shpend Ahmeti zbulon një detaj të pathënë: Për këtë arsye qeshnim me AAK-në

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 21:32
Shpend Ahmeti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka dhënë edhe mendimin e tij lidhur me një koalicion të mundshëm mes LDK-së e Vetëvendosjes.

Ahmeti në rtv Dukagjini ka thënë se duke njohur të parin e VV-së, Albin Kurtin, ai nuk do të heqë dorë nga posti i kryeministrit.

“Mendoj që Albini nuk heq dorë prej kryeministrit. Ai ka ndryshuar por… Pas prishjes së Vetëvendosjes, këta i thoshin që VV nuk është veç për ty. Ti je prapë kandidati.Po të mos ishte ndarë atëherë sot VV do ti kishte 45 deputetë. Këta i thoshin se nuk e kemi bërë vetëm për ty.”

“Kemi kesh me AAK-në sepse thoshim se po punojnë vetëm për kryetarin. Këta i thanë se dëshmona që nuk po bëjmë vetëm për ty. Veç jepja postin Glaukut, vetëm ta shofim se nuk është bërë VV vetëm për ty. LDK e pamë që vendosi për Vjosa Osmanin. Kjo do të thotë që nuk e kanë synimin ndryshimin por vetëm kush kujt po i del përpara”, tha Ahmeti.

Ai ka treguar edhe dallimet që LDK dhe Vv i kanë në mes vete.

“E di që LDK është pro asociacionit VV është kundër. LDK është pro demarkacionit Vv është kundër”, tha ndër të tjera Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat