Ismaili tregon për cilat parti ka vija të kuqe PDK-ja - Bota Sot
Ismaili tregon për cilat parti ka vija të kuqe PDK-ja

Aktuale

Ismaili tregon për cilat parti ka vija të kuqe PDK-ja

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 15:03
Zyrtari i lartë i PDK-së, Uran Ismaili

Zyrtari i lartë i PDK-së, Uran Ismaili, ka deklaruar se PDK-ja nuk bashkëpunon me asnjë parti e cila synon të qeverisë me individë me afera korruptive.

Si rrjedhojë, sipas Ismailit, gjitha partitë kanë frikë nga ballafaqimi me PDK-në, e cila synim kryesor e ka pastrimin e vendit nga korrupsioni.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vija të kuqe për të gjitha partitë të cilat synojnë që pas zgjedhjeve të 6 tetorit të qeverisin me individë që kanë afera korruptive. Kështu ka deklaruar për “Zërin” zyrtari i lartë i PDK-së Uran Ismaili, i cili ka theksuar se synim kryesor i partisë së tij është që ta fuqizojë sistemin e drejtësisë së vendit, duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Kosova është vend ku kërkon bashkëpunim të partive politike, prandaj ne si PDK vijat e kuqe i kemi kundër korrupsionit. Ne nuk bëjmë koalicion me asnjë parti, të cilat nesër do të na sjellin njerëz që kanë afera korruptive”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...