Osmani: Kurrë s’bëhemi bashkë me PDK-në, sfidë ikja e të rinjve nga vendi - Bota Sot
Osmani: Kurrë s’bëhemi bashkë me PDK-në, sfidë ikja e të rinjve nga vendi

Aktuale

Osmani: Kurrë s’bëhemi bashkë me PDK-në, sfidë ikja e të rinjve nga vendi

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 18:51
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Vjosa Osmani kandidate për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u ka bërë thirrje sot qytetarëve të lagjes Dardania në Prishtinë, që t’i besojnë LDK-së, pasi me ajo do të sjellë ndryshimin dhe swrish u zotua se LDK nuk bënë më koalicion me PDK-në.

Vjosa Osmani u kthye sot në lagjen ku ka jetuar për 15 vjet me familjen e saj, në Dardani të Prishtinës. Në një tubim me qytetar, ajo u kërkoi atyre që të besojnë në të, duke u thënë se asnjëherë nuk e ka tradhtuar besimin qytetar.

Osmani: LDK kurrë më me PDK-në

“Dua të zotohem edhe njëherë para kësaj lagje që e kam ec çdo ditë për 15 vjet, LDK kurrë më me PDK-në, LDK kurrë më me të korruptuarit”, tha Osmani.

Osmani tha se është detyrë patriotike të rrisin mirëqenien qytetare, e jo të tregojnë muskuj.

Osmani: Detyrë patriotike sot është jo me i tregu muskujt

“Detyrë patriotike sot është jo me i tregu muskujt, detyrë patriotike sot është me krijuar një vend pune, detyrë patriotike sot është me ju dhënë shpresë të rinjve, detyrë patriotike sot është nënat mos me pas probleme financiare me rrite fëmijët, sidomos ne vitin e parë”, tha Osmani.

Image

Kandidatja e LDK-së për kryeministër të Kosovës, tha se banorët e Prishtinës e dinë më së miri se kush ka keqqeverisur, kush i ka mashtruar dhe kush e ka degraduar shtetin.

Osmani: Ka ardhur koha që t’u themi të gjithëve lamtumirë

“E tash këto vite nga keqqeverisja e aty që po dëshmohen që janë në shërbim të të korruptuarve dhe ka ardhur koha që t’u themi të gjithëve lamtumirë. Atyre që keqqeverisën në nivel qendror, edhe atyre që nuk bënë asgjë për Prishtinën, e nuk po bëjnë asgjë për Prishtinën në nivel lokal. E mënyra më e mirë për ta bërë ketë është duke bërë ndryshimin historik me 6 tetor”, tha ajo.

Osmani tha se Dardania dhe njerëzit e Dardanisë i janë ndihmuar të ndërtojë personalitetin e saj.

***

Kandidatja për kryeministre nga rradhët e LDK-së Vjosa Osmani është takuar me banorët e lagjes “Tophane”.

Osmani tha se LDK-ja kurrë më nuk bëhet bashkë me PDK-në dhe me të korruptuarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...