Blerim Latifi: Rrezikojmë që brenda një kohe të shkurtër të shkojmë në situatën e shtetit të dështuar - Bota Sot
Blerim Latifi: Rrezikojmë që brenda një kohe të shkurtër të shkojmë në situatën e shtetit të dështuar

Aktuale

Blerim Latifi: Rrezikojmë që brenda një kohe të shkurtër të shkojmë në situatën e shtetit të dështuar

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 21:36
Blerim Latifi

Kandidati për deputet nga PDK, Blerim Latifi, ka thënë se kjo parti ka njerëz të mrekullueshëm, kuadro shumë të mira, që punojnë me nder dhe krenari.

“Unë kam hyrë në listën e PDK-së për të qenë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës. Edhe PDK ka defektet e saj, por e mira është se Kadri Veseli ka folur hapur për këto probleme dhe ka vepruar për sanimin e këtyre problemeve. Platforma është dritë shprese për të dalë nga qorrsokaku. I besoj asaj platforme sepse kam punuar në të. Shtetin duhet ta kthejmë në binarët normal, në themelin në të cilin është vendosur. PDK është parti që ngërthen në vete aktivistë, anëtarë nga të gjitha shtresat”, ka thënë Latifi.

“PDK ka kapacitete të mëdha jo vetëm ta ndryshojë veten, por edhe Kosovën. Duhet pranuar gabimet që kemi bërë. Nuk mund ta ndryshojmë realitetin nëse nuk e ndryshojmë veten. Besoj te gatishmëria te fora dhe guximi i Kadri Veselit që t’ia dalë mban. Është e qartë se PDK ka qenë kohë të gjatë në pushtet, ndonëse nuk ka qeverisur vet. Në Kosovë posti kryesor që është Kryeministri. Ai orienton politikat dhe vendimmarrjen shtetërore. Nuk dua ta amnistojë dikë. Të gjithë që kanë bërë abuzime do të largohen”.

“Kadri Veselin e njoh kohë të gjatë. 5 vjet kam punuar me të. Nuk besoj që ndonjë kandidat tjetër i ka kapacitetet dhe guximin për ta nxjerrë vendin nga gjendja e stagnimit. Është kandidati i vetëm që na mundëson ta synojmë një hap tjetër pozitiv. Kosova në rrafshin ndërkombëtar ka çaluar, s’kemi njohje të reja, liberalizimi është bllokuar për shkak të problemeve me BE…

Latifi ka thënë se nëse nuk ndryshon kjo gjendje Kosova rrezikon të jetë shtet i dështuar.

“Është një barrë tepër e madhe që Qeveria që do të vijë do të ballafaqohet me to. Kolosale është sfida tjetër brenda Kosovës – platforma emergjente operimit për t’i dhënë fund mentalitetit korruptim që e ka metastazu shtetin. Duhet të veprohet menjëherë”.

“Është situata e shtetit të dështuar që mund të shkojmë brenda një kohe të shkurtët. Kemi ardhë deri të konstatimi me Veselin se ne jemi para kësaj gjendjeje. Duhet të veprohet shpejt me maturi dhe t’i sanojmë probleme”.

“I shoh kandidatët tjerë që në vend se të merren me platforma për zgjidhjen e problemeve ata merren me neve. Kemi ofruar platformën të mirëmenduar për t’u ballafaquar me këto situata”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...