Haradinaj takon përfaqësuesit e Handikos

Aktuale

Haradinaj takon përfaqësuesit e Handikos

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 07:51
Ilustrim

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pret në takim anëtarët e Shoqatës së Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës, Handikos.

Ligji mbi Statusin dhe te Drejtat e personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik ka filluar të zbatohet para rreth dy viteve.

Me këtë ligj rregullohet statusi dhe të drejtat e personave, të cilët si shkak i sëmundjes apo dëmtimit kanë humbur në formë të përhershme mundësinë e zhvendosjes dhe lëvizjes së ekstremiteteve të poshtme apo personave të cilët si shkak i sëmundjes apo dëmtimit kanë humbur në formë të përhershme mundësinë e zhvendosjes dhe lëvizjes të ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme.

Aktualisht Kosova është në proces parazgjedhor. Zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit fillon me 25 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat