LDK-ja po mbush autobusët për tubimet e tyre, ndërsa Lutfi Haziri kritikon Vetëvendosjen për autobusët nga diaspora

Aktuale

LDK-ja po mbush autobusët për tubimet e tyre, ndërsa Lutfi Haziri kritikon Vetëvendosjen për autobusët nga diaspora

Nga: D.RR Më: 28 shtator 2019 Në ora: 23:34
Lutfi Haziri dhe Albin Kurti

Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook ka tentuar ta ulë poshtë iniciativën e Vetëvendosjes për organizimin e nisjes së autobusëve nga diaspora për mërgimtarët që ata të votojnë në Kosovë.

Përderisa po raportohet se LDK-ja po mbledh simpatizantët me autobusë për në tubimet e tyre, ai ka thënë në Facebook se atyre (diasporës) nuk mund t’ia blejnë votën me pesë autobusë.

Ndryshe, Haziri ka ashpërsuar gjuhën kundër Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot theksoi se ka një atmosferë të mirë për një koalicion paszgjedhor me partinë e Albin Kurtit.

Postimi i plotë i Hazirit:

Bashkatdhetarët tanë nuk kanë nevojë për një biletë autobusi. Ata ia kanë dhënë Kosovës djemtë e vajzat më të mira, ia kanë dhënë kuletën, sakrificën e veprimtarinë, ia kanë dhënë 800 milionë euro çdo vit. Ia kanë dhënë besimin Kosovës. Falëmnderit të gjithë bashkatdhetarëve që kanë ardhë e që kanë me ardhe sikur gjithmonë, me besim gjithmonë për LDK’në e Vjosën. Atyre nuk mund t’ia blejnë votën me pesë autobusa. Ata janë heronjtë e gjallë të ditëve të sotme. Pwrshwndetje nga Juniku, Deçani e Gjakova!

#Beso
#LDK134

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat