Prokuroria e Shtetit ngriti 61 aktakuza për 24 orë

Aktuale

Prokuroria e Shtetit ngriti 61 aktakuza për 24 orë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit Prokurori i Shteti ka ngritur 61 aktakuza kundër 72 personave, për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit gjatë këtyre orëve janë ndaluar shtatë persona si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tre personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu Prokuroria Themelore në Ferizaj ka parashtruar kërkesa për sekuestrimin e përkohshëm të një automjeti Rover 51.6 ngjyrë hiri metalike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat