Njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, Nehati, ka uruar qytetarët e Kosovës, për pjekurinë dhe maturinë gjatë zgjedhjeve.
Geci ka treguar se arsyeja kryesore pse humbi LDK-ja, është se qytetarët i janë frikësuar një koalicioni të mundshëm me PDK-në.
Geci thekson se, kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse u ndëshkua LDK-ja dhe Vjosa Osmani, ndërsa pse fitoi LVV-ja.
Ai thotë se, kjo humbje e lehtë ishte përshkak të gabimeve të mëhershme të koalicioneve të LDK-së me PDK-në.
Postimi i plotë:
Nga zemra e falënderoj popullin e Republikës së Kosovës, për pjekurinë dhe maturinë në këto zgjedhje?✌.
Mendimi im se mos arritja e LDK në krye me Vjosa Osmanin në vendin e parë, është se qytetarët e Republikës së Kosovës, ju kanë frikësuar koalicionit pas zgjedhor me PDK-në, pra për këtë arsyeje populli i Republikës së Kosovës ka ndëshkuar LDK-në. (Tek ky konstatim më ka sjellë pyetja e shumë qytetarëve gjatë fushatës se a do bëjnë koalicion LDK-PDK?)
Pra LDK ka pësuar kësaj radhe një humbje të lehtë për shkak të gabimeve të mëhershme, koalicioneve me PDK-në.
Populli ndëshkon kur gabon?✌