Kryeprokurori Shala: Raporti për Astrit Deharin është dërguar për përkthim urgjent!

Aktuale

Kryeprokurori Shala: Raporti për Astrit Deharin është dërguar për përkthim urgjent!

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 15:14
Admir Shala

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala është deklaruar rreth raportit të Institutit Zviceran për vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Sipas tij, raporti do t’u jepet familjarëve menjëherë pas përkthimit urgjent në gjuhën shqipe.

“Sot e kemi dërguar për përkthim dhe në momentin që përkthehet në dy gjuhë do ua japim. Pra, do t’u jepet familjarëve dhe do të bëhet publike për opinionin. Do ta kenë edhe origjinalin. Besoj se fillimin e javës do të bëhet publike”, ka thënë ai për io.

Ndryshe, babai i të ndjerit, Avni Dehari është shprehur i mllefosur se institucionet nuk e kanë njoftuar zyrtarisht për arritjen e raportit, por për të ka thënë se kishin marrë vesh vetëm nga mediet.

Ai ka thënë se nuk u beson institucioneve të Kosovës, derisa vlerësoi se në këtë proces ka pasur shkelje të shumta.

“E them se për neve Astriti ende është në burg, sepse shteti asnjëherë s’na ka dërguar një shkresë zyrtare se ai ka vdekur. Pavarësisht se ne e dimë çfarë ka ndodhur”, është shprehur ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat