Ish-ushtari i batalionit “Atlantiku” i reagon Gurit: Vrasës i ke dy alternativa; vetëvrasjen apo...

Aktuale

Ish-ushtari i batalionit “Atlantiku” i reagon Gurit: Vrasës i ke dy alternativa; vetëvrasjen apo...

Nga: N.Sh Më: 23 tetor 2019 Në ora: 16:11
Goran Radosavljeviçit

Publicisti dhe ish ushtari i batalionit "Atlantiku", Uk Lushi, përmes një shkrimi dërguar gazetës “Bota sot”, ka reaguar ndaj Goran Radosavljeviçit të cilin e quan vrasës serbë, pasi ky i fundit ka dhënë një intervistë për REL.

Lushi thotë se njëjtë si ky kanë folur edhe kriminelët tjerë që i ka targetuar Amerika si Millosheviqi, Hysseini, Bin Ladeni dhe Noriega.

“Senati dhe Shtëpia e Bardhë do të përfshihen shumë shpejt në proces dhe mandej Guri dhe njerëzit e skuadrës së tij vrasëse do t'i kenë vetëm dy alternativa: 1) të vetëvriten ose 2) të shtrijnë qafën para dënimit të shpatës së drejtësisë”, ka thënë Lushi.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Image
Uk Lushi

“Nuk jam i shqetësuar”, paska deklaruar Goran Radosavljević- Guri për Radion Evropa e Lirë në lidhje me rezolutën e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, me të cilën kërkohet të zgjidhet rasti i vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi, Yllit, Agronit dhe Mehmetit, të tre shtetas amerikanë.

“Edhe në të kaluarën kanë miratuar rezoluta. Jam i lodhur nga komentimet”, paska shtuar ish-shefi i xhandarmërisë serbe Goran Radosavljević- Guri.

Por kështu si vrasësi serb Guri, pak a shumë, kanë folur edhe kriminelë të tjerë që i ka targetuar Amerika si p.sh. kryetari i Gurit Slobodan Milošević, Saddam Husseini, Osama Bin Ladeni apo Manuel Noriega. Dhe të të gjithë kanë përfunduar në duart e drejtësisë amerikane.

Goran Radosavljević- Guri dhe ndihmësit e tij e kanë vonuar goditjen e shpatës së drejtësisë (amerikane), por ajo do t'i gjejë dhe do t'i vendosë para gjykatësve nëse nuk përgjigjen.

Senati dhe Shtëpia e Bardhë do të përfshihen shumë shpejt në proces dhe mandej Guri dhe njerëzit e skuadrës së tij vrasëse do t'i kenë vetëm dy alternativa:

1) të vetëvriten

ose

2) të shtrijnë qafën para dënimit të shpatës së drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat