Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është duke u zhvilluar ndeshja historike mes Kosovës dhe Anglisë. Atmosfera në stadium ashtu si edhe jashtë tij është mbresëlënëse.
Në duart e shikuesve nga Kosova ka një sërë pankartash që flasin për mirënjohjen ndaj shtetit të Anglisë.
“Kur ne po përjetonim gjenocidin dhe dhunimin e grave, ju na i rritët shpresat tona për liri. Gjithnjë falënderues, Anglisë!” – shkruhet në një pankartë nga tifozët dardanë.