Kamionët me ndihma nga Kosova bllokojnë Rrugën e Kombit

Aktuale

Kamionët me ndihma nga Kosova bllokojnë Rrugën e Kombit

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:37
Kamionët

Biznese të ndryshme nga Kosova po vazhdojnë të dërgojnë me të madhe ndihma në Shqipëri.

Në “Rrugën e Kombit” janë parë disa kamionë të mbushur me ndihma të cilët janë nisur drejt kufirit me Shqipërinë, nga ku më pas do të vazhdojnë për në zonat e prekura nga tërmeti.

Aksioni për mbledhjen e ndihmave nuk përfundon këtu, ndërkaq që në të gjitha komunat e Kosovës në formë të organizuar janë mbledhur veshmbathje, ushqime e batanije të cilat më pas do të dërgohen në Shqipëri.

Sipas raportimeve, aktualisht në Shqipëri mijëra persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të frikës së tërmeteve të reja, si dhe nga dëmtimet në shtëpitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat