Analisti Ernest Luma, duke komentuar për situatën aktuale, konsideron se asnjë përgjegjësi nuk e ka Vetëvendosje ndaj LDK-së përveq se të diskutoj për krijimin e qeverisë.
Sipas tij, po nëse s’është e gatshme LDK, detyrimisht Vetëvendosje duhet të kërkoj partnerë të tjerë.
Postimi plotë i Lumës:
Realisht, VV është e detyruar veç t'i konsumojë bisedimet me LDK-në, për qeverinë, e jo edhe t'i nënshtrohet asaj.
Asnjë obligim tjetër s'e ka.
Pastaj, me ballin lart dhe kurrizin drejt, të kërkojë partnerë të tjerë, në këtë taborrin tjetër të madh. Sepse, duke e dhënë Presidentin dhe Kryeparlamentarin, mund ta sigurojë një koalicion të fuqishëm prej 81 votash (shqiptarët dhe komunitetet joserbe).
Besoj se, me pak përpjekje, kjo është shumë e mundshme.
Kurti mbetet në lokomotivë, kurse, në anën tjetër, edhe "ndera n'ven, e qingji nër dhenë."
Kosovën e bëjnë të tjerët, kurse pozitën e ardhshme e bëjnë LDK dhe Lista Serbe.