Ngjarje e dhimbshme e kësaj vazje: Prindërit iu vranë në luftë, ajo rritet jetim, edhe pas 20 viteve nuk e din të vërtetën

Aktuale

Ngjarje e dhimbshme e kësaj vazje: Prindërit iu vranë në luftë, ajo rritet jetim, edhe pas 20 viteve nuk e din të vërtetën

Nga: N.Sh. Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 11:20
Vajza e vogël

Shumë ngjarje të dhimbshme kanë përballuar shqiptarët gjatë luftës në Kosovë.

E një ngjarje jashtëzakonisht të dhimbshme, ka nodhur edhe në Vojnik të Skenderajit, shkruan gazeta “Bota sot”.

Një foshnje e vogël, gjatë luftës mbeti pa prindërit e saj. Asaj iu vranë të dy prindërit dhe është mbetur jetime.

Vajza është rritur nga një familje tjetër dhe sot pas 20 viteve akoma nuk e din të vërtetën.

Esat Shala, i cili ka mijëra fakte të luftës në Kosovë ka publikuar një video të kësaj vazje të vogël për të cilën thotë se është shëndosh e mirë.

Mirëpo, historia e saj ndoshta nuk do të kuptohet asnjëherë nga ajo.

“Histori e dhimbshme e pa degjuar deri me sot

Ende nuk e dinë qe prinderit e vertet ju vranë në luftë.

Vojnik Skenderaj maj 1998 kesaj foshnje Serbet ja vranë të dy prinderit dhe u rritë jetime.

Kjo vajzë sotë është gjallë dhe është rritur e shendoshë por kanë kaluar më shumë se 20 vite qe nga ajo kohë kur prinderit ju vranë ne luftë dhe ketë vajzë e rriti një familje tjeter dhe sot e asaj dite kjo vajzë nuk e din historin e vertet të sajë madje madje nuk e dinë qe prinderit e vertetë ju vranë në luftë qfarë do kishte ndodhur nese kjo vajz e shehë ketë postim temin qysh do reagonte a do të bindet me realitetin e hidhur te sajë të para 20 viteve, si kjo historin e dhimbshme dhe enigmë ka shumë në Kosovë e qe nuk e dimë ne si popull qe kemi perjetu nje tmerr lufte te vertet”, shkruan Shala në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat