Zeka: Dy turpe në ditën e Reçakut

Aktuale

Zeka: Dy turpe në ditën e Reçakut

Nga: G.B Më: 16 janar 2020 Në ora: 14:28
Milaim Zeka

Ish deputeti Milaim Zeka, ka thënë se në ditën e Reçakut ndodhën dy turpe.

I pari, sipas tij ishte tallja me shtrëngimin e duarve në mes të Thaçit dhe William Walker, përcjell Bota sot.

E turpi i dytë erdhi nga Edi Rama, i cili pikërisht në këtë ditë dorëzoi padi kundër kryeministrit Haradinaj.

Postmi i tij i plotë në Facebook:

Dy turpe ne diten e Reçakut

Turpi i pare, te cilin e gatuan rrugaçe qenefash, e qe e perbiu sholi i çdo qenefi mediatik, ishte talleja e shtrengimduareve ne mes ambasadorit hero te Kosoves, Wiliam Woker, dhe presidentit Thaçi. Nuk ishte me lajm genocidi serb mbi Reçakun, po loja “kush ja zgjati e kush nuk ja zgjati”!!!
Turp

Turpi i dyte na erdhi nga kryeministri Edi Rama. Bash diten e Reçakut e dorezoi padine kunder kryeministrit Haradinaj. Keshilltaret e tije, edhe avokati, bash sikur me qene vellaznia e Vuçiqit. A nuk mujti me prite kjo padi edhe nje jave a?!!!

Turp mbi turpin. Kjo eshte bota jone shqipetare, e zier ne kazanin turkoarabosllavofil, per 2000 vite...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat