Mësoni se sa do t'i zvogëlohet paga Albin Kurti

Aktuale

Mësoni se sa do t'i zvogëlohet paga Albin Kurti

Nga: A.J Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 09:47
Albin Kurti

Albin Kurti kryeministër i Republikës se Kosovës edhe pse nuk është se i dëshiron shumë pagat e shtetit ai në postin e tij do të marr një pagë të mirë. Sipas informacioneve, dhe llogaritjeve që edhe kryeministri paraprak ka marr, nga tash Albin Kurti do të marrë hiç më pak se 2950 euro.

Së paku deri në muajin prill, Kurti do mare këtë pagë, ku më pas do të dihet saktësisht se çfarë do të ndodhë me Ligjin e Pagave i cili është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.

Me ligjin e ri, nëse hynë në fuqi atëherë kryeministri do të merr 2151 euro në muaj (799 euro më pak se paga aktuale) dhe si duket më këtë do të jetë i kënaqur edhe vet Albin Kurti derisa gjatë gjithë kohës ka premtuar ulje të shpenzime të qeverisë dhe ndryshim nga qeveritë e kaluara.

Në shoqërinë shpesh herë kanë ndodh paradokse. Një nga këto ka qenë edhe rritja enorme e pagës së qeveritarëve ne masën prej 100%, kështu kujtojmë ish kryeministrin Ramush Haradinaj që ia ka rritur pagën vetit në vlerën e dyfishuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat