KDI reagon për vendosjen e reciprocitetit në vend të taksës 100%

Aktuale

KDI reagon për vendosjen e reciprocitetit në vend të taksës 100%

Nga: M.H Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 14:42
KDI

Hulumtuesja Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës, përmes një postimi në Facebok ka reaguar në lidhje me vendosjen e aplikimit të reciprocitetit në vend të taksës 100%, duke treguar disa nga barrierat tregtare të cilat Serbia tash e shumë vite i aplikon ndaj Kosovës.

Postimi i plotë

Nëse si përfundim vendoset për aplikim të reciprocitetit në vend të taksës 100%, këto janë disa nga barrierat tregtare të cilat i aplikon Serbia ndaj Kosovës tash e shumë vite:

-Serbia shkel marrëveshjen për vulat doganore, duke përdorur ende vulat paralele doganore me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe jo shtetit të Kosovës
-Nuk i njeh analizat e testimit të eksportuesve kosovar
-Refuzon dhënien e licencave për mallrat e specializuara të bëra në Kosovë, siç janë prodhimet farmaceutike
-Nuk i njeh certifikatat e origjines të leshura nga autoritetet e Kosovës dhe kërkon një vërtetim të origjinës së mallrave që do të lëshohet nga një autoritet i Serbisë
- Kamionët e Kosovës pengohen të përdorin Serbinë si transit për tregun e BE-së
-Kompanitë kosovare nuk lejohen të konkurrojnë në ofertat publike në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat