Njohja e patentë-shoferëve në Gjermani, Agim Veliu jep lajmin pas takimit me delegacionin gjerman

Aktuale

Njohja e patentë-shoferëve në Gjermani, Agim Veliu jep lajmin pas takimit me delegacionin gjerman

Nga: D.RR Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 16:41
Agim Veliu me përfaqësuesin e delegacionit gjerman

Sot gjatë ditës, një delegacion nga Gjermania kanë mbërritur në Kosovë për të bërë vlerësimin se a do të njihen patentë-shoferët e qytetarëve të Kosovës, në Gjermani, njofton "Bota sot".

Me këtë rast ata kanë pasur një takim me ministrin e punëve të brendshme, Agim Veliun, ku ky i fundit tha se ka shprehur gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Kosovës, bashkë me Agjencinë e Regjistrimit Civil, për t'i dhënë mbështetje të plotë përmbylljes së këtij procesi tepër të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, që jetojnë në Gjermani.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim delegacionin gjerman, të udhëhequr nga z. Guido Zielke, me të cilët biseduam rreth njohjes reciproke të patentë-shoferëve.
Me këtë rast, shpreha gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Kosovës, bashkë me Agjencinë e Regjistrimit Civil, për t'i dhënë mbështetje të plotë përmbylljes së këtij procesi tepër të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, që jetojnë në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat