Frashër Krasniqi: Arben Xheladini dhe Mon Balaj ranë për një kauzë të drejtë

Aktuale

Frashër Krasniqi: Arben Xheladini dhe Mon Balaj ranë për një kauzë të drejtë

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 00:34
Frashër Krasniqi

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 13 vjet më parë.

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, i cili ka qenë pjesë e kësaj proteste ka thënë që atë ditë janë bërë protesta me kauzë të drejtë.

“Për mua dhe për bashkëkolegët e mi 10 shkurti nuk ka shënuar vetëm datën e një proteste ku janë vrarë dy protestues. Ata kanë qenë duke protestuar në mënyrë paqësore për një kauzë që për mendimin tim ishte e drejtë”.

“Për mua kjo datë, ka shënuar një përkujtim që megjithatë shteti i Kosovës është ndërtuar dhe vazhdon të zhvillohet mbi një bazë të gabuar siç ka qenë Pako e Ahtisaarit. Nuk mund të mohohet se ajo pako ka sjell pavarësinë e Kosovës dhe vendi ka ecur më tutje prej vitit 2007”.

Krasniqi ka theksuar se kjo ditë nga Lëvizja Vetëvendosje e cila është sot në pushtet, nuk duhet të përkujtohet vetëm me një ceremoni.

“Kur i kujtojmë disa dëshmorë ose njer=z që kanë rënë në kuadër të një kauze është e rëndësishme t’i kujtojmë edhe si qëllim dhe mesazh. Ende sot i qëndroj besnik idesë që duhet të mendojmë për idealet dhe kauzat – pjesë e atyre që kanë rënë ata”.

“Sot për herë të parë e kemi VV-në në kryye të shtetit pas protestës së 10 shkurtit. Çka kisha pritur si qytetar që një subjekt që ka bërë thirrje në të kaluarën kundër pakos së Ahtisaarit e ka ndërtuar qenien e vet politike kundër saj. Nuk kisha prit që ky subjekt  ta shënojë 10 shkurtin si homazh por si aksion qeveritar”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat