Krasniqi – pozitës: Po e ngufatni debatin në Kuvend, nuk iu ka hije arroganca e numrave

Aktuale

Krasniqi – pozitës: Po e ngufatni debatin në Kuvend, nuk iu ka hije arroganca e numrave

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 11:52
Memli Krasniqi

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon të ketë polemika kur po mbahet seanca për votimin e Komisioneve Parlamentare.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur se pozita në Kuvend po tenton që të ngufatë debatin në Kuvend.

Krasniqi është shprehur se kjo nuk i  ka hije mazhorancës e aq më pak Kuvendit të Kosovës, duke shtuar më tutje se pozita po vazhdon me arrogancë të numrave të shpërfillë Kuvendin.

“Kjo tendencë, me e ngulfatë debatin është tendecë që nuk iu ka hije juve, e këtij Kuvendi edhe ma pak. E keni filluar mbrapshtë dhe duhet të ndryshoni qasje. Ftesa në mënyrë klandestine për mbajtjen e seancës, ju keni pasur dakordim, LVV – LDK – Lista Serbe e minoritetet, por neve na keni ftuar pak minuta para takimit. Ju numrat i keni, arrogance e numrave është sendi më i keq që mund t’i ndodh shumicës parlamentare dhe kjo arrogance do të pamundësoj kohezionin e brendshëm. Ne votuam zgjatjen buxhetore, ju nuk e keni votuar, shkurt 2019. Ju nuk e keni votu, ne i kemi pasur mezi 61 vota dhe atëherë janë rrezikuar pagat. Mos e vështirësoni me vetëdije për shkak të arrogances së numrave. Unë po shpresoj që është gabim teknik, por nëse jeni duke i bërë presion regjisë për me zvogëlu minutazhën është keq”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka pasur edhe një vërejtje për Kuvendin ku ka thënë se kënga me të cilën është nderuar Nexhmije Pagarusha është kënga e cila është kërkuar nga Pagarusha të mos transmetohet.

“Deklarim jashtë rendit të ditës nuk pati. Është me rëndësi të respektohet rregullorja dhe kjo thotë se në seancat e rregullta gjithmonë të ketë deklarimet jashtë rendit të ditës. Ka rregullore që na lejon të ngrisim çështje.  Mos u mundoni me e ngulfatë debatin, ju mund të thoni çfarë të doni por duhet t’i respektoni procedurat. Ju përgëzoj për ndërrimin e këngëtarës Nexhmije Pagarusha, por ju e nderuar me këngën që ajo ka kërkuar vet të mos lëshohet. Video-klipi i kësaj kënge, Pagarusha ka kërkuar të mos transmetohet. Do të duhej dikush nga kabineti juaj ta dijë që përkundër që është një nga kangët më të mira shqipe, zonja Pagarusha ka kërkuar që kjo të mos interpretohet dhe të mos transmetohet. Kjo iu vlen edhe për çështje të tjera që po mundoheni t’i bëni në raport me opozitën”, tha Krasniqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat