Doktori Fitim Selimi niset për në Gjykatën Speciale, ky është reagimi i tij

Aktuale

Doktori Fitim Selimi niset për në Gjykatën Speciale, ky është reagimi i tij

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 09:39
Gjykata Speciale

Fitim Selimi i ftuar nga Gjykata Speciale është nisur në mëngjesin e sotëm drejt Hagës.

Këtë e ka bërë vet të ditur Selimi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.  Ai ka thënë se suksesi është arritur me 1999, me triumfin e UÇK- së,

“Për të gjithë shqiptaret: Suksesi është arrijtë me 1999, me triumfin e UÇK- së! Ecim më tutje…! Ju dua shumë!”, ka shkruar Selimi.

Selimi është doktor ndërsa nga Specialja është ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Këtë e kishte bërë të ditur vet përmes një statusi në Facebook publikuar me 11 nëntor të vitit të kaluar.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat