Reagon Vlora Çitaku pasi BE ndanë 7.5 milionë euro për Serbinë

Aktuale

Reagon Vlora Çitaku pasi BE ndanë 7.5 milionë euro për Serbinë

Më: 21 mars 2020 Në ora: 15:45
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas shpërndarjes së lajmit se Bashkimi Evropian i ka ndarë 7.5 milionë euro ndihma për Serbinë në luftën kundër koronavirusit.

Në të njëjtën kohë kur Bashkimi Evropian Serbisë ia ndau 7.5 milionë euro, shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova duartrokiti dhe dha lëvdata për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasadorja Çitaku.

“Solidariteti i BE-së, veprime, jo fjalë”.

“Këto dy cicërima, e thonë të gjithën”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat