Detaje për 82-vjeçarin që vdiq nga Koronavirusi, ja nga cilat sëmundje tjera vuante

Aktuale

Detaje për 82-vjeçarin që vdiq nga Koronavirusi, ja nga cilat sëmundje tjera vuante

Nga: A.Zh Më: 22 mars 2020 Në ora: 11:32
Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19

Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00.

Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.

"Pacienti i lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2", thuhet në njoftim.

Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK).

Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat