Presidenti i Kosovës ka shkuar në Twitter urimin e tij për ditën e Kushtetutës së Kosovës, por gjithashtu ka thumbuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje dhe kreun e saj në këtë urim.
Thaçi ka shkruar se të gjithë ata që dyshuan dhe kundërshtuan në vitin 2008 që është edhe viti i shpalljes së Pavarësisë dhe Kushtetutës së Kosovës, ishin gabim.
“Republika jeton”, ka shkruar Thaçi.
Ndër të tjera ai thotë se qytetarët e Kosovës duhet të jenë krenarë për proceset demokratike që funksionojnë brenda thelbit të Kushtetutës tonë.
Ky është postimi i tij:
Gëzuar ditën e Kushtetutës! Në këto kohët më sfiduese, njerëzit e Kosovës duhet të jenë krenarë pr proceset demokratike dhe sistemin e kontrolleve dhe ekuilibrave që funksionojnë mirë brenda thelbit të Kushtetutës tonë. Ajo dëshmon se të gjithë ata që dyshuan dhe kundërshtuan në vitin 2008 ishin gabim – Republika jeton!.