Pacolli i kundërpërgjigjet ambasadorit gjerman, drejton akuza ndaj tij për Albin Kurtin

Aktuale

Pacolli i kundërpërgjigjet ambasadorit gjerman, drejton akuza ndaj tij për Albin Kurtin

Nga: A.M. Më: 28 prill 2020 Në ora: 19:55
Behgjet Pacolli

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, e demantoi Kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli për përjashtimin e stafit diplomatik nga karantina.

Heldt në përgjigjen e tij ndaj Pacollit i tha se nuk mund ta këshilloj lidhur më këtë situatë.

Pas kësaj përgjigje të ambasadorit gjerman ka reaguar sërish Pacolli përmes Twitterit.

Ai ka shkruar se heshtja juaj për shkeljen e vazhdueshme që kryeministri në detyrë, Albin Kurti bëri ndaj Kushtetutës nuk ishte e dobishme për vendin dhe demokracinë e saj.

“Një qasje më parimore në mbrojtje të kushtetutës dhe ligjit do të mirëpritet. Heshtja juaj për shkeljen e vazhdueshme që Kurti bëri ndaj Kushtetutës nuk ishte e dobishme për vendin dhe demokracinë e saj. Ne i shohim rezultatet. Karantina nuk është me ligj dhe as me kushtetutë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Image
Twitter

Lexo edhe: Ambasadori gjerman i kundërpërgjigjet Behgjet Pacollit, ia bën të qartë këtë gjë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat