“Nxehen gjakrat”, vjen reagimi i ashpër nga Vetëvendosja për Kadri Veselin dhe Thaçin: Serbia nuk iu ka ndalë sepse...

Aktuale

“Nxehen gjakrat”, vjen reagimi i ashpër nga Vetëvendosja për Kadri Veselin dhe Thaçin: Serbia nuk iu ka ndalë sepse...

Nga: D.RR Më: 7 maj 2020 Në ora: 18:04
Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Albin Kurti

Gjatë ditës së sotme, edhe kryetari i PDK-së u përfshi në debatin në mes presidentit Thaçi dhe Albin Kurtit e Xhelal Sveçlës, duke i dalë në krahë presidentit.

“Thaçin se ka ndalë Serbia e po e ndal Sveçla”, tha kryetari i PDK-së.

E për këtë deklaratë ka reaguar deputeti i LVV-së, Liburn Aliu, i cili thotë se ky deklarim  flet shumë për z. Veseli dhe rehabilitimin që Presidenti Thaçi ia kanë bërë Serbisë sistematikisht tash e 20 vjet.

Aliu i thotë Veselit dhe Thaçit se nuk ka pasur se si t'i ndal Serbia sepse ia kanë mbajtë skejeve ose rrinin "larg vijave të frontit".

Postimi i plotë:

Krahasimi i Xhelal Sveçlës, ushtrues i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, me Serbinë, nga Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli, flet shumë për z. Veseli dhe rehabilitimin që Presidenti Thaçi ia kanë bërë Serbisë sistematikisht tash e 20 vjet.
Shumë shqiptarë, Serbia njëmend nuk ka mundur t'i ndali, prandaj jemi çliruar, prandaj janë edhe dëshmorët, ndërsa disa të tjerë nuk ka pasur se si t'i ndal Serbia sepse ia kanë mbajtë skejeve ose rrinin "larg vijave të frontit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat