​Haradinaj: AAK respekton vendimin e Kushtetueses

Aktuale

​Haradinaj: AAK respekton vendimin e Kushtetueses

Më: 2 maj 2020 Në ora: 14:02
Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se subjekti që e drejton do ta respekton masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese për formimin e qeverisë së re me mandatarin për kryeministër Avdullah Hoti.

Haradinaj, sot në një konferencë për media, theksoi se AAK do të veproj konform vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në të ardhmen.

Haradinaj: AAK respekton vendimin e Kushtetueses

“Tani politika, partitë politike, të gjithë ne obligohemi ndaj Gjykatës Kushtetuese. Aleanca respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe sjellët në përputhje të plotë me këtë vendim, duke zbatuar edhe përgjegjësitë politike që ka si forcë politike në të ardhmen. Pra, ne e respektojmë në përpikëri vendimi e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Haradinaj.

Ndërsa, për 20-vjetorin e themelimit të AAK-së, Haradinajt theksoi se në këtë dy dekada, kjo parti është subjekt i rëndësishëm në shtet bërjen e Kosovës.

Haradinaj: AAK-ja pjesë e historisë politike në Kosovë

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot i ka mbushur 20-vjet, qindra mijëra aktivist, anëtar e simpatizantë për 20 vjet me radhë e kanë bërë Aleancën pjesë të historisë politike të Kosovës, të pluralizmit e vendimmarrjes politike, por edhe subjekt të rëndësishëm në shtet bërjen e Kosovës. E sfiduar që prej themelimit, AAK në jetën e vet politike ka qenë pjesëmarrëse e të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova, që nga shpallja e pavarësisë e deri te ndërtimi i kapaciteteve shtetërore të Kosovës. E shquar për konsistencën e saj, AAK ka qëndruar fuqishëm në mbrojtjen e interesave nacionale e shtetërore të Kosovës, duke u rreshtuar në vlerat perëndimore dhe veri-atlantike”, theksoi ai.

Ai po ashtu ka falënderuara të gjithë simpatizantët dhe përkrahësit e AAK-së për kontributin e dhënë në këtë parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat