Pas vdekjes së Agon Musliut, Qendra e Studentëve do të vizitohet nga Komisioni

Aktuale

Pas vdekjes së Agon Musliut, Qendra e Studentëve do të vizitohet nga Komisioni

Më: 7 maj 2020 Në ora: 16:51
Qendra e Studentëve

Nesër Qendra e Studentëve në Prishtinë që po shërben si karantinë, do të vizitohet nga Komisioni per Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës.

“Të premten, më 8 maj 2020, në orën 11:00, Komisioni per Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, do të vizitojë Qendrën e Studentëve, që shërben si karantinë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Vizita bëhet më qellim që të shihet nga afër gjendja në këtë Qendër, dhe vjen pikërisht pas vdekjes së të riut gjilanas, Agon Musliut, i cili dyshohet se kreu vetëvrasje duke kërcyer nga katet e sipërme të njërin nga konviktet e kësaj qendre.

Aty po qëndrojnë të izoluar personat që janë kthyer në Kosovë nga shtetet tjera gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat