Vjosa Osmani dërgon komente në Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit

Aktuale

Vjosa Osmani dërgon komente në Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit

Më: 8 maj 2020 Në ora: 17:22
Vjosa Osmani

Edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka dërguar komente në Gjykatën Kushtetuese komente për vlerësimin e përputhjes së dekretit e presidentit të vendit Hashim Thaçi, për çështjen e mandatarit.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina i cili ka thënë që detajet mbi përmbajtjen e komenteve do të bëhen të ditura gjatë ditëve në vijim.

“Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të dërguar komente lidhur me meritat e rastit KO 072/20 – Kërkesa e 30 Deputetëve të Republikës së Kosovës për vlerësim të përputhjes së Dekretit të Presidentit Nr. 24/2020 të datës 30 prill 2020, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për përmbajtjen e tyre do të njoftoheni ditëve në vijim!”, ka thënë Kupina.

Në ndërkohë sot gjatë ditës, për të njëjtën çështje komente në Gjykatën Kushtetuese ka dërguar edhe Zyra e Presidentit, ajo e Kryeministrit, LDK-ja dhe LVV-ja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat