Deputeti Haxhi Avdyli shërohet nga Covid-19

Aktuale

Deputeti Haxhi Avdyli shërohet nga Covid-19

Nga: A.SH Më: 23 korrik 2020 Në ora: 09:51
Haxhi Avdyli

Deputetit nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili javë më parë kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, përmes një shkrimi ka treguar se tashmë është shëruar nga Covid-19.

Ai ka bërë të ditur se tani do t’i kthehet obligimeve që ka.

Postimi në Facebook:

Nga dje, pas testit negativ dhe kritereve të OBSH-së, IKSHP, më ka shpallur të shëruar nga Covid19 ,pas 3 javë izolim.

Prandaj që sot do i kthehem kryerjes së obligimeve të deputetit në seancën e rradhës.

Nesër në Dekanat të Fakultetit të Mjekësisë ,të premten pasdite do mbaj Provimet e Licencës së infermierve të diplomuar ,kurse punës me pacientët e mi në Prizren u kthehem nga e shtuna paradite. Ju faliminderit për kujdesin tuaj dhe shihemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat